Lajme
Zemaj kritikon VV-në: Edhe pak iu ka mbetë me udhëheq me shkopin e diktatorit
Demokracia
18:30 | 21 Shkurt 2024

Share:

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar partinë në pushtet për “kapje” të institucioneve të pavarura publike.

Dhe sipas Zemajt, Lëvizjes Vetëvendosje, i ka mbetur “edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur” dhe pastaj “me shkopin e diktatorit me udhëheq” .

Ai ka kritikuar deputetët e mazhorancës për nënshtrim nga jashtë, e, në këtë ndikim/nënshtrim, s’bëjnë pjesë as Kushtetuta e as populli që i ka zgjedhur.

“Ne kemi thënë që kemi interferim në vendimmarrje të deputetëve të Kuvendi të Kosovës, sidomos  të mazhorancës. Kemi pa që diskutimet orientimet, votimet diktohet nga jashtë… deputetët me Kushtetutë e japin betimin se janë të praruar pavarësisht se vijnë si konjekturë e një subjekti politik. Me Kushtetutë edhe me ligj i nënshtrohen vetëm popullit.

S’po rezistojnë (ndaj këtij ndikimi) dhe për këtë arsye nuk e ki asnjë institucion të pavarur që funksion normal në RKS. Ose ka mbetët me ushtrues detyre, ose ka mbetë i emëruar i vetëshkarkuar ose i shkarkuar nga të njëjtit njerëz ose me ndërhyrje eklatante që quhen në vendimmarrjen pavarur ka mbetë edhe një pjesë e drejtësisë pa e kapur që ne e quajmë dhe me atë shopin e diktatorit me udhëheq siç sikur se që po pretendojnë. Dhe kjo është që ne e quajmë shqetësim…”, ka thënë Zemaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Zemaj ka thënë se akuzuar VV-në se ka futur duart edhe në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

“BQK-ja udhëhiqet nga ndërhyrjet që janë parë direkt të VV-së. Edhe të përzgjedhur edhe anëtarët e bordit kanë një lidhje dhe një adresë politike, VV-në. Nuk ka qenë gjithmonë kështu”, ka shtuar Zemaj.

Orientimi i Kosovës, theksoi Zemaj, duhet të jetë shqetësim edhe për qytetarët.

“Orientimi i Kosovës është shqetësimi me i madh që duhet çdo qytetar normal, jo për ata që nuk jetojnë këtu”, ka shtuar ai.

Zemaj në “FIVE” pati një kritike edhe për zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, i cili tha se nuk do të marrë pjesë në një takim të thirrur nga Brukseli zyrtar për çështjen e dinarit.

“Por ky nuk është takim ku duhet të shkojë kryenegociatori për arsye se çështja e dinarit nuk është pjesë e dialogu”, ishte deklarimi i Bislimit, që sipas Zemajt, është fëmijëror.

“Po nëse ka diçka që është në prapavijë ngas ajo që thuhet se një përgjigje e shpejte nuk do të shkoj mendoj që është përgjigje fëmijërore. Pasi ke përgjegjësi të mëdha në këtë proces si përfaqësues i Kosovës ne procesin e dialogut.

Mendoj kjo sjellje nuk i ndihmon as qeverisë aktuale as individëve. Kemi parë gafa kohëve të fundit nga zëvendëskryeministri, kemi parë gafa që janë eklatante edhe edhe në kuptimin diplomatik edhe të shprehjes, ku është kërcënuar edhe BE-ja se ne mund të destabilizojmë situani në veri, thuajse se është një terren i hapur që mundesh me krijua favore personale”, ka thënë Zemaj.

Të ngjashme