Lajme
Zemaj ka një njoftim rreth specializantëve të rinj
Demokracia
11:19 | 02 Shkurt 2021

Share:

Ministri në Detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ekipit të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj.

Zemaj ka thënë se në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42.

“Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture.”, ka shkuar Zemaj në profilin e tij zyrtarë në facebook.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Armatës së ekipit të mrekullueshëm të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj.

Tashmë në Klinikën Infektive shkollimin specialistik janë duke e kryer 17 mjekë, ndërsa në Klinikën Radiologjike 42.

Specializantët do të vazhdojnë shkollimin, ndërsa ne, bartës të përgjegjësive institucionale, na mbetet të përgëzojmë kuadrin tonë për specializim si dhe specializantët e rinj, si e ardhmja e shëndetësisë tonë, duke qenë edhe dëshmitar, edhe kontribuues të kësaj të arriture.

Shëndetësia jonë, nuk mund të ndalet në përkufizime të mangëta apo të paplota për shkak të opozitarizmit, ajo ka dije, personel dhe vullnet për ta bërë shëndetësinë të respektueshme, jo vetëm kur krahasohet me rajonin.

Suksese!./Demokracia.com

Armatës së ekipit të mrekullueshëm të infektologëve dhe radiologëve, sot iu shtuan edhe specializantët e rinj.

Tashmë…

Posted by Armend Zemaj on Tuesday, February 2, 2021

Të ngjashme