Lajme
Zemaj i kundërpërgjigjet Rakës: Po ka dëshirë ta keqpërdor mënyrën e komunikimit
Demokracia
14:35 | 12 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i është kundërpërgjigjur mikrobiologut Lul Raka, pas deklaratave  të këtij të fundit për lehtësimin e masave.

Zemaj gjatë një vizitë që pati në komunën e Vitit, ka thënë se nga Bordi Këshilldhënës merr këshilla si ministër, por se IKSHPK dhe MSH janë institucione zyrtare, raporton Demokracia.com.

“Bordi është një trup e formuar nga unë, nga e cila marrë këshilla sa herë kam nevojë si ministër. Si institucion zyrtar është IKSHPK dhe MSH, duhet të bëhet dallimi. Dikush po ka dëshirë dhe arsye ta keqpërdor mënyrën e komunikimit”, tha Zemaj.

Kujtojmë se Raka dje ka thënë se ai si kryesues i Bordit Këshilldhënës nuk është konsultuar lidhur me vendimin për lehtësimin e masave./Demokracia.com/

LEXO edhe:

Reagon Lul Raka pas lehtësimit të masave: Askush nga Bordi Këshilldhënës nuk është kontaktuar

 

Të ngjashme