Lajme
Zemaj: Dje Qeveria ia mësyu mbylljes së një mediumi të pavarur, është skandal në vete
Demokracia
13:51 | 15 Qershor 2023

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, para deputetëve në kuvend ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Ai tha se qeveria ia ka mësyrë mbylljes së një mediumi të pavarur, që siç u shpreh ai, është skandal në vete

“Dje Qeveria ia mësyu mbylljes së një mediumi të pavarur, që është skandal në vete. Minon të arriturat e deritanishme për lirinë e medias, fjalës së lirë dhe demokracisë në vend.Kush e kishte menduar që 24 vjet pas luftës, pas çlirimit dhe një rruge jo të lehtë për avansim të demokracisë dhe fjalës së lirë, vjen një qeveri e cila synon të shndërrojë mediat në shërbim të pushtetit”, tha Zemaj.

Ai tha se duhet t’i mbajnë duart larg nga mediat dhe të mos kërcënojnë me mbyllje, përcjell Klankosova.tv.

“Larg duart nga mediat, nuk ka nevojë të kërcënoni me mbyllje dhe të kërkoni të kontrollohen nga pushteti ose komitetlinjët e pushtetit të tyre. Mediat duhet të jenë në krye misionin e tyre që e kanë mirëinformimin e qytetarëve dhe informimin e drejtë dhe profesional të qytetarëve të vendit. Ndalojeni këtë qasje, kthejuni realitetit dhe punoni për të mirën e përgjithshme të vendit, jo për të mirën e vetëm këtij pushteti”, u shpreh tutje Zemaj.

Të ngjashme