Lajme
Zemaj deputetëve të VV-së: Ndihmojeni kryeministrin, mos e qitni n’mal krejt
Demokracia
16:39 | 22 Shtator 2022

Share:

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thumbuar deputetët e partisë në pushtet Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se kanë marrë guximin me e thirr kryeministrin Albin Kurti në emër.

Zemaj nga foltorja e Kuvendit të Kosovës u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që ta ndihmojnë kryeministrin, e mos “ta qesin në mal”.

“Ndihmojeni kryeministrin tuaj, mos e qitni n’mal krejt tu i thonë mirë e ki, je ma i mençuri, je ma i forti, s’kanë çfarë të bëjnë. E pash një guxim ditët e fundit, guxim demokratik. Liderin ja keni nisur me thirri nganjëherë edhe Albin. Është kapërcim i madh, është demokraci e zhvilluar në vend. Liderin shpirtëror po e thirrni Albin”, ka thënë Zemaj, i cili bëri thirrje të gjendet gjuhë e përbashkët Qeveri – sindikata e të fillojë mësimi në shkolla.

Të ngjashme