Lajme
Zemaj: Çuditë e paaftësisë e Kurtit s’kanë kufi
Demokracia
16:46 | 14 Shtator 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka shkruar në Facebook se Kurti sot e emëroi vetën ministër të Shëndetësisë, kur dha lajmin se u bë kryesues i Komisionit për Shëndetësi.

Sipas Zemajt, më i paaftë se Latifaj për këtë punë, mund të jetë veç Kurti.

Postimi i plotë:

Çuditë e paaftësisë s’kanë kufi!

Kryeministri nuk e shkarkon Ministrin e Shëndetësisë për dështim. Për më keq, ky kryeministër vet ngarkohet si ministër i kësaj ministrie. Jam i bindur që më i paaftë se ministri aktual i shëndetësisë është vetëm ministri i vet ngarkuar sot, si ministër i dytë.

Spektakël populist!

Të ngjashme