Lajme
Zelensky viziton trupat në vijën e frontit të Donetsk
Demokracia
12:23 | 23 Maj 2023

Share:

Pas një udhëtimi në Japoni dhe Arabinë Saudite gjatë fundjavës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi trupat e ushtrisë së shtetit të tij në vijën e frontit në Donetsk.

“Në kthimin e tij nga një vizitë e huaj, Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë të forcave të armatosura ukrainase në vijën e mbrojtjes Vugledar-Maryinka në rajonin e Donetsk”, tha presidenca në një deklaratë, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova.

Aty tutje thuhet se Zelensky kishte qenë me zyrtarë të lartë përgjegjës për forcat tokësore dhe kishte ndarë çmime.

“Çdo ditë në fushën e betejës marinsat ukrainas dëshmojnë se janë një forcë e fuqishme që shkatërron armikun, çliron tokën ukrainase dhe kryen detyrat më të vështira në kushtet më të vështira”

“Dhe ne kemi nevojë për më shumë nga kjo forcë. Pra, nga sot ne po rrisim ndjeshëm potencialin e marinsave dhe po krijojmë një trupë detare”, tha Zelensky.

Të ngjashme