Lajme
Zelensky viziton Khersonin nën ujë, shqetësim për minat, 600 km2 të përmbytura
Demokracia
13:20 | 08 Qershor 2023

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte në rajonin jugor të Khersonit të goditur nga përmbytjet pas çarjes së digës Kakhovka të martën.

Ai diskutoi lidhur me operacionet e emergjencës për evakuimin e njerëzve të prekur nga vërshimet. Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës së madhe dhe të hidrocentralit të vendosur në lumin Dnipro.

“Është e rëndësishme të llogarisim dëmet dhe të caktojmë fonde për të kompensuar banorët e prekur nga kjo fatkeqësi si dhe të zhvillojmë një program për kompensimin e humbjeve dhe të zhvendosim bizneset brenda rajonit Kherson”, tha presidenti ukrainas nga Khersoni.

Më herët, Zelensky akuzoi agjencitë humanitare për dështim në ofrimin e ndihmës dhe bëri thirrje për një përpjekje ndërkombëtare për të ndihmuar njerëzit e mbërthyer nga përmbytjet masive në territorin ukrainas të pushtuar nga rusët.

Operacionet e shpëtimit vijojnë pa ndalim pas vërshimit të ujit, ndërsa ekspertët vlerësojnë se të paktën 600 kilometra katrorë janë përmbytur. Kievi akuzon ushtrinë e Moskës se nuk po lejon njerëzit që të largohen nga zonat e mbuluara nga uji.

Çarja e digës së madhe në Ukrainën jugore do të ketë një efekt katastrofik në gjetjen e minave tokësore, ka paralajmëruar Kryqi i Kuq.

Erik Tollefsen, kreu i njësisë së kontaminimit të armëve të Kryqit të Kuq, paralajmëroi se minat e çmontuara kishin shkaktuar shqetësime të mëdha jo vetëm për banorët e Khersonit, por edhe për ata që vijnë për të ndihmuar. /a2news/

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024