Lajme
Zelensky uroi| Rusia humbi
Demokracia
22:23 | 08 Korrik 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi vendet e Bashkimit Evropian për atë që tha se ishte një provë e qartë se Rusia po humbet ndikimin e saj në vendet anëtare.

“Unë jam mirënjohës për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian që iu drejtova. Ne e dimë se Rusia u përpoq të pengonte apelet e mia në BE, në mënyra të ndryshme – politike, diplomatike, madje edhe ekonomike”, tha Zelensky para parlamentit slloven, raporton “Pravda” ukrainase, transmeton Demokracia.com.

Ai deri më tani ka folur para 24 nga 27 parlamentet e vendeve të Bashkimit Evropian.

“Dëshiroj t’ju përgëzoj për provën e qartë se Rusia ka humbur ndikimin e saj në BE. Faktet mbeten: shumica e vendeve të BE-së janë të pavarura nga ndikimi politik i Rusisë. Ky është një realitet i ri politik në Evropë që ne e kemi arritur së bashku, sepse çdo vend ka qëndruar në anën tonë për të mbrojtur bashkërisht lirinë”, theksoi Zelensky. /Demokracia.com/

Të ngjashme