Lajme
Zelensky: Ukraina s’është e përfshirë në sabotimin e “Nord Stream”
Demokracia
20:58 | 10 Mars 2023

Share:

Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është e përfshirë në shpërthimet në gazsjellësin Nord Stream. “Është qesharake, të jem i sinqertë,” u tha Zelensky gazetarëve në një konferencë në lidhje me raportimet e fundit që sugjeronin se Ukraina ishte e lidhur me sabotimin e tubacioneve.

“Ne jemi të interesuar që të furnizohen me armë, të vendosen sanksione dhe të fitojmë.” Sipas asaj që theksoi presidenti i Ukrainës, informacioni në lidhje me përfshirjen e dyshuar të Kievit me sulmet e Nord Stream po përhapet për të ngadalësuar ndihmën perëndimore për Ukrainën.

“Mendoj se është shumë e rrezikshme që disa media të pavarura, të cilat gjithmonë i kam trajtuar me shumë respekt, të ndërmarrin hapa të tillë. Mendoj se është e gabuar, kjo është vetëm në duart e Rusisë,” tha Zelensky në një konferencë për shtyp, citon Kyiv Independent.

New York Times raportoi më 7 mars, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, se një “grup pro-ukrainas” që ka të ngjarë të përbëhet nga shtetas rusë ose/dhe ukrainas mund të ketë kryer sulmin në tubacionet e gazit Nord Stream.

Inteligjenca sugjeron se grupi përfshinte kundërshtarë të diktatorit rus Vladimir Putin, por nuk ka asnjë provë për përfshirjen e ndonjë qeverie në sabotim.

Të ngjashme