Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po tenton që t’i fsheh provat e vrasjeve masive në pjesët e shtetit që tani i kanë marrë nën kontroll.
Raporte për ekzekutime dhe persona në gjendje të rëndë, vijnë nga zona të Ukrainës të cilat tani Putin i ka okupuar, përcjell Demokracia.com.
Me qindra civilë raportohet se janë vrarë në shtëpitë e tyre, derisa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se provat nga masakra në Bucha janë vetëm “maja e ajsbergut”.
Lidhur me këtë, ka folur edhe Zelensky i cili ka thënë se Rusia tani ka ndryshuar taktikat dhe se po tenton t’i fsheh provat e vrasjeve.
“Ne kemi informacione se ushtria ruse ka ndryshuar takikat dhe po tentojnë t’i pastrojnë rrugët e territoreve të okupuara nga trupat e vdekur të njerëzve”, ka thënë ai./Demokracia.com/