Lajme
Zelensky thotë se Rusia e ka sulmuar një qendër të transfuzionit të gjakut
Demokracia
20:09 | 06 Gusht 2023

Share:

Një “bombë e drejtuar” ruse ka goditur një qendër transfuzioni gjaku në Ukrainën verilindore, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër, thonë zyrtarët ukrainas.

Volodymyr Zelensky postoi një imazh të ndërtesës të përfshirë nga zjarro si rezultat i sulmit të së shtunës mbrëma rreth Kupiansk, në rajonin e Kharkiv.

“Ky krim lufte thotë gjithçka për agresionin rus,” tha ai.

Rusia nuk e ka komentuar këtë rast. Ajo ka mohuar më parë të gjitha akuzat për shënjestrimin e civilëve ose për krime lufte.

Qyteti i Kupiansk dhe vendbanimet aty pranë u pushtuan nga trupat ruse në ditët e para të fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska, i nisur në shkurt të vitit 2022.

Zona u çlirua gjatë një kundërofensive ukrainase shtatorin e kaluar, por vihet nën raketa dhe granatime çdo ditë, shkruan BBC.

Të ngjashme