Lajme
Zelensky thirrje urgjente për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit
Demokracia
16:26 | 09 Maj 2022

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky komentoi gjithashtu vizitën e presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel në Odessa.

Në kanalin e tij zyrtar në Telegram Zelensky tha: “Është e rëndësishme të parandalohet kriza ushqimore në botë e shkaktuar nga veprimet agresive të Rusisë. Duhet të merren masa urgjente për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit. Unë vlerësoj qëndrimin e guximshëm të Presidentit të Këshillit Evropian dhe prezencën e tij personale në Odessa, mbi mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë të BE-së në shumë fusha”, shkruan Demokracia.com.

Agjencia e Organizatës së Komeve të Bashkuara për Ushqimin, FAO, thotë se rreth 25 milionë tonë grurë kanë ngecur në Ukrainë dhe nuk mund të largohen nga vendi, për shkak të bllokimit të infrastrukturës dhe porteve ukrainase në Detin e Zi.

Bllokada e grurit shihet si një prej faktorët kryesorë të rritjes së çmimit të ushqimeve në të gjithë botën, në muajin mars. Deri para nisjes së luftës, Ukraina vlerësohej të ishte eksportuesja e gjashtë më e madhe e grurit dhe katërta sa i përket eksportit të misrit.

Zv.drejtori i FAO-s, Josef Schmidhuber, tha që, nëse situata nuk ndryshon, vendi nuk do të ketë ku të magazinojë të korrat e muajve korrik dhe gusht. Gjithashtu, shqetësim mbetet fakti që një pjesë e depove mund të jenë shkatërruar gjatë luftimeve.

Në fillim të javës, kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë, Ngozi Okonjo-Iweala, tha se ishte e shqetësuar se rritja e çmimeve do të vijonte edhe më muajt e ardhshëm. “Do të ishte ndihmë e madhe nëse arrijmë të evakuojmë grurin nga Ukraina. Ka rrezik që çmimet të rriten edhe më shumë dhe kjo mund të çojë në rritjen e urisë në vende të ndryshme”, tha ajo. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme