Lajme
Zelensky takon sot Biden dhe liderët e G7, çfarë do të diskutohet
Demokracia
12:07 | 08 Maj 2022

Share:

Presidenti i SHBA Joe Biden, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe udhëheqës të tjerë të G-7 do të zhvillojnë një takim virtual me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ditën e sotme.

“Kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes dhe Zelenskyy do të marrë pjesë dhe do të raportojë për situatën aktuale”, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.

Pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ose të paktën një shtrëngim i ndëshkimeve ekonomike të shkaktuara tashmë ndaj Rusisë.

Sipas mediave të huaja, Britania e Madhe njoftoi një ndihmë prej 1.3 miliardë dollarësh si mbështetje ushtarake për Ukrainën.

“Sulmi brutal i Putinit nuk po shkakton vetëm shkatërrime të pallogaritshme në Ukrainë, por po kërcënon gjithashtu paqen dhe sigurinë në të gjithë Europën”-tha Boris Johnson.

Të ngjashme