Lajme
Zelensky takohet me Papën, Vatikani ofrohet si vend për bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë
Demokracia
16:53 | 18 Maj 2025

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me Papa Leo XIV pas meshës së inaugurimit të tij.

Sipas mediave të huaja, Papa ka ofruar Vatikanin si vend për të pritur bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Autoriteti dhe zëri i Selisë së Shenjtë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në përfundimin e kësaj lufte”, tha Zelensky.

“Falënderojmë Vatikanin për gatishmërinë e tij për të shërbyer si platformë për negociata të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë”.

Ne jemi të gatshëm për dialog në çdo format për hir të rezultateve të prekshme. Ne e vlerësojmë mbështetjen për Ukrainën dhe zërin e qartë në mbrojtje të një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai.

Të ngjashme