Lajme
Zelensky: Sulmet raketore ruse shkatërruan infrastrukturën energjetike në Kiev
Demokracia
08:16 | 18 Dhjetor 2022
Ilustrim

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë tha se ndërprerjet e energjisë elektrike vazhdojnë në shumë zona si rezultat i dëmeve nga sulmet ruse të shkaktuara në infrastrukturën energjetike, ku Kievi po përjeton humbjet më të mëdha.

Zelensky tha në Telegram se sulmet me raketa të ushtrisë ruse të premten shkatërruan pjesë të shumta të linjave të transmetimit elektrik të Ukrainës.

Ai tha se ka probleme me ofrimin e shërbimeve të ujit dhe energjisë elektrike në disa rajone.

“Pozicioni i Kievit është i tmerrshëm,” tha ai.

Zelensky tha se autoritetet parashikojnë ndihmë të mëtejshme nga partnerët në zonë me sistemet e mbrojtjes ajrore dhe se si rezultat, “forma kryesore e terrorit rus (terrori raketor) do të bëhet e pamundur”./AA/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025