Lajme
Zelensky: Sulmet me dronë dëshmojnë se Rusia nuk ka asnjë shans në fushën e betejës
Demokracia
08:06 | 18 Tetor 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbrëmë tha se përdorimi i “dronëve kamikazë” nga Moska në Ukrainë, dëshmon se ata “nuk kanë asnjë shans në fushën e betejës”.

Në fjalimin e tij të natës, ai tha se Rusia po përpiqet të “mbulojë humbjet e saj ushtarake me terror”.

Ai më pas u bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që të ofrojnë sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore.

“Pasi aftësitë ruse për terror neutralizohen nga përpjekjet tona të përbashkëta me partnerët tanë, Rusia nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të mendojë për paqen”, ka shtuar Zelensky.

“Mbështetja e Ukrainës nuk është një trend, një meme apo një sfidë virale. Nuk është një forcë që të përhapet me shpejtësi në të gjithë planetin dhe pastaj të zhduket po aq shpejt”, ka ai në një deklaratë.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024