Lajme
Zelensky: Situata në Bakhmut më e rënda në tërë territorin e Ukrainës
Demokracia
20:05 | 15 Shkurt 2023

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë sot se situata është e rëndë në lindje të qytetit ukrainas Bakhmut, duke e cilësuar si situatën më të rëndë në tërë territorin e Ukrainës.

Në këtë qytet po zhvillohen luftimet më të rënda dhe më të ashpra.

“Gjithashtu duke të përmend edhe zonën e qyteti Vuhledar, as atje nuk është më e lehtë. Luftëtarët tanë në lindje nuk e kanë të lehtë”, tha Zelensky gjatë një konferencë për media me kryeministrin suedez Ulf Kristersson.

“Ky vend po i kushton shumë vendit tonë. Por njerëzit tanë janë të fortë. Po mbrohen dhe po ruajnë pozicionet e tyre. Ata e dinë se janë shtylla dhe duhet ta ndihmojnë Ukrainë që të bëhet ketë për deokupimin e tërë territorit tonë. Ata po përmbushin misionin e tyre dhe po shkatërrojnë maksimalisht forcat armike”, shtoi presidenti ukrainas.

I pyetur për 24 shkurtin, përkatësisht fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, Zelensky tha se “ka qenë vitit më i vështirë në historinë e Ukrainës së pavarur”, duke theksuar se beson që para ukrainase janë sfida të mëdha që do të jenë sprovë e madhe për ta, transmeton Telegrafi.

“Nuk duhet të harrojmë të gjithë ata që mbrojnë kufijtë tanë, njerëzit dhe shtëpitë tona. Tani ekziston ndjenja që viti i ri në Ukrainë fillon më 24 shkurt e jo më 31 dhjetor. Duam të jetë vit i fitore”, shtoi Zelensky.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024