Lajme
Zelensky shkarkon disa ambasadorë, ndër ta edhe atë të Gjermanisë
Demokracia
16:48 | 10 Korrik 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve.

Ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji, Hungari, Maldive, Sri Lanka, Bangladesh dhe Nepal.

Zelensky këtë e bëri të ditur përmes një dekreti në të cilin nuk jepte asnjë shpjegim për vendimin e marrë, shkruan Neës9live, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe, në mes të luftës me Rusinë, Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të mbledhin mbështetjen ndërkombëtare dhe ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Të ngjashme