Lajme
Zelensky: Rusia po përpiqet të blejë kohë – duhet të përballet me më shumë sanksione
Demokracia
18:59 | 20 Maj 2025

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po përpiqen të blejë kohë dhe duhet të përballet me më shumë sanksione.

Zelensky gjithashtu është shprehur se lufta duhet të përfundojë përmes negociatave, por sipas tij, duhet të ketë propozime të qarta dhe realiste, raporton Sky News.

“Është e qartë se Rusia po përpiqet të blejë kohë për të vazhduar luftën dhe pushtimin”, ka thënë ai përmes Telegramit.

“Sanksionet kanë rëndësi. Ukraina është e gatshme për çdo format efektiv negociatash”, ka shtuar tutje presidenti ukrainas.

Të ngjashme