Lajme
Zelensky refuzon ta takojë presidentin gjerman
Demokracia
18:31 | 12 Prill 2022

Share:

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier konfirmoi, sipas Bild, se ishte gati të vizitonte Kievin, por se nuk mori pëlqimin e autoriteteve lokale, të udhëhequra nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përcjellë Demokracia.com.

Shumë liderë botërorë kanë treguar solidaritet me Ukrainën, duke vizituar vendin në ditët e fundit.

Por, mes tyre nuk është i mirëpritur presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili ka pas lidhje më të ngushta me Rusinë në të kaluarën, e për të cilat e ka pranuar se ishte gabim. Megjithatë, pranimi i gabimit nuk e shfajësoi atë në sytë e ukrainasve, të cilët thanë se nuk e duan për vizitë në vendin e tyre, të paktën jo në këtë kohë.

Ai në një konferencë për media shfaqi tronditje për këtë çështje, derisa ka njoftuar se kishte pasur në plan të udhëtonte me liderët e parë evropianë që shkuan në Kiev.

“Isha gati për këtë, por si duket – dhe duhet ta pranoj këtë – nuk ishte e mirëpritur në Kiev”, tha ai në një konferencë në Poloni. /Demokracia.com/

Të ngjashme