Lajme
Zelensky: Putini është frikacak
Demokracia
21:37 | 24 Qershor 2023

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është “shumë i frikësuar”, pak pasi shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se ky grup mercenarësh ka ndalur marshimin drejt Moskës.

“Ky burri nga Kremlini vërehet qartë se është shumë i frikësuar dhe ndoshta po fshihet diku, e s’po e shfaq veten”, ka thënë Zelensky, raporton CNN.

Zelensky po ashtu ka thënë se veprimet e vetë Putinit janë ato që duhet akuzuar për situatën e re.

“Ai e di nga çka ka frikë sepse vetë e ka krijuar këtë kërcënim. Të gjitha të këqijat, të gjitha humbjet, të gjitha urrejtjet – i ka shpërndarë vetë”, ka thënë Zelensky.

Sipas presidentit të Ukrainës, zhvillimet e fundit në Rusi, nga përshkallëzimi deri në marrëveshja për shtensionim, tregojnë se “shefat e Rusisë nuk kontrollojnë asgjë”.

“Në një ditë, ata humbën qytete me miliona banorë dhe u treguan banditëve rusë, mercenarëve, oligarkëve dhe të gjithëve se sa lehtë është të kapësh qytete ruse dhe ndoshta edhe arsenalin e armëve”, ka thënë ai.

Të ngjashme