Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka publikuar fotografi nga zona të ndryshme të shtetit ku shihet shkatërrimi që i ka bërë Rusia.
Në ditën e 54 të agresionit rus, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka publikuar fotografitë e shkatërrimeve që janë shkaktuar si pasojë e agresionit rus në Ukrainë.
Sipas presidentit ukrainas, këto shkatërrime e kanë kthyer Ukrainën 80 vite prapa, transmeton Demokracia.com.
“Okupatorët do të përgjigjen për gjithçka që i kanë bërë Ukrainës. Do të përgjigjen për Buchan, Kramatorskun, Volnovakhi, Okhtyrska, Hostomelin e Borodyankun. Për Izyumin dhe Mariupolin dhe të gjitha qytetet në Ukrainë që janë kthyer 80 vite pas”, ka shkruar Zelensky.
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, ka shpërndarë mesazhin e presidentit të këtij shteti evropian.
?@ZelenskyyUa:
The occupiers will be responsible for everything they did in Ukraine. For everything they did to Ukrainians. They will be responsible for Bucha, Kramatorsk, Volnovakha, Okhtyrka. For Hostomel and Borodyanka.— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 17, 2022
Gjatë ditës së sotme, ushtria ruse ka vazhduar sulmet ajrore kryesisht në pjesën lindore të Ukrainës, kurse shpërthime të fuqishme pati edhe sot në Kiev. /Demokracia.com/