Lajme
Zelensky paralajmëron që situata në Lindjen e Ukrainës do të bëhet e vështirë
Demokracia
11:14 | 07 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar situatë të vështirë luftimesh në Lindje të Ukrainës.

Saktësisht, bëhet fjalë për dy qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk – forcat ruse i duan këto qytete për të depërtuar nëpër zona të tjera.

Por kanë hasur në rezistencën e trupave ukrainase, raporton BBC, transmeton Express.

Qytetet që janë shndërruar në beteja të përgjakshme Zelenskyy i ka cilësuar si “qytete të vdekjes”.

20 për qind e territorit ukrainas është pushtuar nga Rusia. Kjo ka bërë që të ketë reagim perëndimor.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë nisur me furnizimin e Ukrainës me armë të avancuara.

Të ngjashme