Lajme
Zelensky paralajmëron krizë globale të ushqimit
Demokracia
10:19 | 02 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se lufta mund të shkaktojë një krizë ushqimore që prek vendet në mbarë botën .

Duke folur për programin australian të lajmeve “60 Minutes”, Zelensky tha se vendi i tij mund të humbasë dhjetëra miliona tonë drithë sepse Rusia kishte bllokuar portet e saj në Detin e Zi, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë në botë të grurit dhe produkteve të tjera ushqimore.

“Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tonë”, tha Zelensky./Demokracia.com/

Të ngjashme