Lajme
Zelensky paralajmëron bombardimin e Odesës nga rusët| Pse ky qytet është shumë i rëndësishëm?
Demokracia
12:38 | 06 Mars 2022

Share:

Në fjalimin e tij televiziv, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia “po planifikonte të bombardonte Odesën” – një qytet port jugor që është kyç për ekonominë e Ukrainës.

Rreth 70 për qind e tregtisë detare të vendit thuhet se kalon përmes qytetit, raporton Sky News, transmeton Demokracia.com.

“Mbajtja e saj do t’i jepte Rusisë një pengesë në ekonominë ukrainase”, tha për The Times Dr. Sidharth Kaushal, studiues në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Gjenerali Sir Richard Barrons, një ish shef ushtarak britanik, e krahasoi Odesën me Doverin për sa i përket rëndësisë së saj.

Sulmet jugore të Rusisë kanë bërë që ajo të fitojë portin më të vogël strategjik të Khersonit.

Mariupol, një tjetër qytet jugor ka përjetuar luftime të ashpra, dhe shihet si vendimtar për lidhjen e gadishullit të Krimesë me zonat separatiste pro-ruse në lindje./Demokracia.com/

Të ngjashme