Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyi tha se një armëpushim me Rusinë pa çlirimin e territoreve të pushtuara vetëm sa do ta zgjaste luftën.
Në një intervistë me Wall Street Journal të botuar sot, Zelensky paralajmëroi se një armëpushim do t’i lejonte Rusisë të mbante territoret e okupuara të Ukrainës dhe vetëm do të inkurajonte Moskën të zgjeronte konfliktin, transmeton Demokracia.com.
Presidenti ukrainas beson se një armëpushim do të lejonte Rusinë të rindërtojë forcat e saj dhe të rigrupohet për luftime të vazhdueshme.
“Ngrirja e konfliktit me Federatën Ruse do të nënkuptonte një pushim që do t’u jepte rusëve një pushim shumë të nevojshëm”, tha Zelensky për WSJ. /Demokracia.com/