Lajme
Zelensky nga sheshi i Kievit: Ukraina po shkon drejt fitores
Demokracia
14:43 | 11 Mars 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi një video-mesazh të ri në të cilin vuri në dukje se Ukraina po shkon drejt fitores ndaj Rusisë, transmeton Demokracia.com.

Sipas Presidentit të Ukrainës, Ukraina ka arritur një moment historik strategjik.

“Ne kemi arritur një pikë kthese strategjike. Ne jemi tashmë në rrugën e fitores”, tha Zelensky.

“Ne kemi 16 ditë që luftojmë për lirinë tonë. Kjo është katër herë më e gjatë se sa kishte planifikuar armiku për pushtimin e tij. Katër herë më gjatë. Kundër një ushtrie që konsiderohej një nga më të fortat në botë. E cila shpresonte se ukrainasit do të dorëzoheshin”, shtoi Zelensky.

Ai iu referua edhe vendimit të fundit të BE-së: “Vendimet e fundit të BE-së nuk janë ato që priten në Kiev”. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024