Lajme
Zelensky: Nevojiten ndryshime në mobilizimin ushtarak
Demokracia
10:17 | 02 Dhjetor 2023

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është shprehur se nevojiten ndryshime në sistemin e mobilizimit ushtarak të Ukrainës.

Ai është shprehur se një takim i komandës ushtarake kishte diskutuar skenarë që mund të prodhonin rezultate konkrete për vendin për vitin 2024 në luftën kundër Rusisë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Në veçanti, kjo ka të bëjë me çështjen e mobilizimit. Të gjithë në Ukrainë e kuptojnë se nevojiten ndryshime në këtë fushë”, është shprehur ai.

Të ngjashme