Lajme
Zelensky në vizitën e parë në Britani që nga fillimi i luftës
Demokracia
10:46 | 08 Shkurt 2023

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë 8 shkurtit do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo do të jetë vizita e parë e tij në këtë shtet që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës një vit më parë.

Zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak, tha se lideri ukrainas do të zhvillojë takime me të dhe do të mbajë një fjalim në Parlament.

Qeveria britanike, po ashtu, njoftoi se trajnimi që u bën forcave ukrainase do të zgjerohet dhe në trajnime do të përfshihen edhe pilotët e avionëve luftarakë dhe marinsat.

Zelensky u ishte adresuar ligjvënësve britanikë në marsin e vitit të kaluar, përmes video-lidhjes nga Kievi.

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, Zelensky ka realizuar vetëm një shtet të huaj, përkatësisht ai vizitoi Shtetet e Bashkuara dhjetorin e vitit të kaluar.

Të ngjashme