Lajme
Zelensky në samitin e G7 në Japoni
Demokracia
10:22 | 19 Maj 2023

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të udhëtojë drejt shtetit japonez, ku do të merr pjesë në takimin e shtatë vendeve më të industrializuara të botës.

Kështu ka pohuar një zyrtar ukrainas i sigurisë për televizionin publik BBC duke konfirmuar pjesëmarrjen e liderit ukrainas në samitin e G7.

“Gjëra shumë të rëndësishme do të vendosen atje dhe prandaj është prania e presidentit tonë që është absolutisht thelbësore për të mbrojtur interesat tona”, tha Oleksy Danilov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Shtetet e G7 do të përqendrohen në sanksionimin e ekonomisë së Rusisë dhe riafirmimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën, veçanërisht pasi pritet që vendi të nisë një kundërofensivë në pranverë.

Presidenti i Ukrainës deklaroi për BBC-në se ushtrisë që drejton i duhet më shumë kohë dhe pajisje para se të mund të fillon një sulm për të rimarrë disa territore të pushtuara prej shtetit rus.

Ndryshe, Britania e Madhe para takimit të sotëm të G7 ka ndaluar importin e diamanteve të Rusisë.

Të ngjashme