Në fillim të fjalimit të tij në OKB, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai po fliste “në emër të viktimave të Rusisë”.
“Dje u ktheva nga Bucha, e cila u çlirua së fundmi. Nuk ka krim që nuk e kanë bërë rusët atje. Ata vranë gra që u përpoqën të kërkonin ndihmë. Vranë familje të tëra dhe u përpoqën të digjnin trupa. Ata prenë gjymtyrët e njerëzve dhe prenë qafën e tyre”, tha Zelensky, duke shtuar se “ushtarët rusë kërkuan dhe vranë qëllimisht të gjithë ata që punonin për Ukrainën. Ata u prenë gjuhën, pasi që agresorët nuk dëgjuan prej tyre atë çfarë donin të dëgjonin. Ata vranë civilë në Buçë për qejf”, transmeton Demokracia.com.
“Ata vranë dhe përdhunuan gra në sy të fëmijëve të tyre. Këtë e bënë ushtarët rusë”, tha Zelensky.
“Bota ende nuk ka parë se çfarë kanë bërë në zonat e tjera të okupuara të vendit tonë”, shtoi ai. /Demokracia.com/