Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pyetur kanadezët të martën të imagjinojnë rënien e bombave në komunitetet e tyre, teksa thirri parlamentin e Kanadës dhe qeverinë që të vënë sanksione më të rënda ekonomike dhe presion ushtarak mbi Rusinë, raporton AP.
Zelensky i kërkoi kryeministrit Justin Trudeau dhe deputetëve ndihmë për të vënë zonën e ndalim-fluturimit.
“Justin, a mund ta imagjinosh ti dhe fëmijët e tu të dëgjoni eksplodimet e vazhdueshme, bombardimin e aeroportit?” tha Zelensky.
Duke folur përmes videos nga Ukraina para Dhomës së Përfaqësuesve, Zelensky tha se lufta ruse në vendin e tij është dizajnuar ta asgjësoj Ukrainën.
“Keni dëgjuar për bombardimet. Aktualisht kemi 97 fëmijë të vdekur në këtë luftë”.
Ndërsa, deputetët kanadezë duartrokitën dy herë ende pa filluar të fliste.
“Demokracitë në botë janë me fat që të kanë ty si kampion të tyre”, tha ai.