Lajme
Zelensky me avion të qeverisë franceze mbërrin në Hiroshima
Demokracia
09:35 | 20 Maj 2023

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Hiroshima të Japonisë për të marrë pjesë në samitin e G7-ës.

Në pamjet e transmetuara drejtpërdrejt në media shihet se Zelenskyy zbarkoi nga një avion i qeverisë franceze, shkruan Aljazeera, përcjell Klankosova.tv

Udhëheqësit e G7-së në këtë samit pritet të shpallin sanksione të shtrënguara ndaj Rusisë dhe të debatojnë strategjinë për luftën në Ukrainë.

Në këtë samit treditor marrin pjesë liderë nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe ShBA.

Të ngjashme