Lajme
Zelensky: Mbështetja ushtarake e Finlandës për Ukrainën është e një rëndësie të madhe
Demokracia
16:31 | 26 Maj 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka falënderuar sot kryeministren finlandeze Sanna Marin, e cila po viziton Ukrainën, për ndihmën ushtarake dhe mbështetjen ndaj Kievit.

Zelensky në një postim në Facebook ka shkruar se ndihma ushtarake e Finlandës është shumë e vlefshme.

“Armët, vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë dhe uniteti i partnerëve tanë në lidhje me anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian janë ato që mund të forcojnë mbrojtjen e vendit tonë. Faleminderit kryeministres finlandeze Sanna Marin për vizitën dhe mbështetjen”, ka shkruar ai.

Të ngjashme