Lajme
Zelensky mbërrin në Arabinë Saudite, pritet të takohet me Princin e Kurorës
Demokracia
15:13 | 27 Shkurt 2024

Share:

Volodymyr Zelenskiy ka mbërritur në Arabinë Saudite për një takim të paparalajmëruar më parë me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Në një postim në Telegram, presidenti ukrainas tha se vizita e tij ishte në kuadër të dialogut të vazhdueshëm me udhëheqësin saudit, për “formulën e paqes” që ishte tema kryesore.

“Tema numër dy është kthimi i të burgosurve dhe të deportuarve.  Jam i sigurt se edhe ky takim do të sjellë rezultate”, theksoi ai.

Të ngjashme