Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se vendet evropiane që vazhdojnë të blejnë naftë ruse fitojnë para nga gjaku i njerëzve të tjerë, përcjellë Demokracia.com.
Në një intervistë me BBC, Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar për bllokimin e procesit të embargos dhe Rusia mund të fitojë deri në 250 miliardë funte nga shitjet e energjisë këtë vit – më shumë se një e treta në krahasim me vitin e kaluar.
Pakënaqësia me Gjermaninë po rritet në mesin e udhëheqjes ukrainase, e cila mbështeti disa sanksione kundër Rusisë, por nuk mbështeti masa më të rrepta në lidhje me shitjen e naftës.
“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më çështje pune dhe parash. Është çështje mbijetese”, tha Zelensky. /Demokracia.com/