Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskiy tha se evakuimet nga Mariupoli do të vazhdojnë nesër nëse plotësohen “të gjitha kushtet e nevojshme”.
“Sot, për herë të parë në të gjitha ditët e luftës, ky korridor jetik ka filluar të funksionojë. Për herë të parë pati dy ditë armëpushim real në këtë territor”, tha ai, përcjell Nacionale.
Në fjalimin e tij të fundit, Zelensky u shpreh me fjalët:
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka për të evakuuar njerëzit tanë nga Azovstal, nga Mariupol në përgjithësi. Organizimi i korridoreve të tilla humanitare është një nga elementët e procesit të negociatave në vazhdim. Është shumë kompleks. Por sado e vështirë të ishte, më shumë se 350,000 njerëz janë shpëtuar nga zonat e armiqësive…”