Lajme
Zelensky kërkon të vendosen sanksione të reja kundër Rusisë
Demokracia
13:31 | 31 Mars 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi sërish që të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë, gjatë një fjalimi virtual në parlamentin australian, të enjten.

“Distanca mes vendeve tona është e madhe. Por nuk ka diçka të tillë si distanca nga brutaliteti i rusëve në tokën tonë ukrainase”, ka thënë Zelensky.

Zelensky paralajmëroi për implikime të mëdha për sigurinë globale nëse Rusia nuk ndalet, ai foli gjithashtu për atë që do të ndodhë pas luftës, duke u bërë thirrje që të investohet në restaurimin e Ukrainës.

Zelensky foli veçanërisht për zhvillimin e porteve dhe qyteteve në Detin e Zi dhe rindërtimin e sektorit detar, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024