Lajme
Zelensky kërkon nga Biden ta shpall Rusinë shtet që sponsorizon terrorizmin
Demokracia
21:15 | 15 Prill 2022

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky së fundi i kërkoi drejtpërdrejt presidentit amerikan, Joe Biden të shpall Rusinë si një shtet që sponsorizon terrorizmin, raportoi të premten Washington Post, duke cituar burime të njohura me bisedën e tyre, raporton Reuters, përcjellë Demokracia.com.

Sipas Washington Post, Biden nuk u deklarua për veprim për këtë çështje gjatë bisedimeve.

Departamenti i Shtetit rendit vendet që “mbështesin në mënyrë të përsëritur aktet e terrorizmit ndërkombëtar” si vende që sponsorizojnë terrorizmin.

Vetëm katër vende janë aktualisht në listë: Koreja e Veriut, Kuba, Irani dhe Siria. /Demokracia.com/

Të ngjashme