Lajme
Zelensky kërkesë Zvicrës: Ngrini llogaritë e oligarkëve rusë
Demokracia
17:47 | 19 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky i ka bërë thirrje Qeverisë së Zvicrës që të ngijë llogaritë bankare të të gjithë oligarkëve rus.

Transmetuesi publik zviceran SRF raportoi se Zelensky, i cili të shtunën, përmes një video-lidhjeje iu drejtua mijëra protestuesve kundër luftës në qytetin zviceran të Bernës, tha se “bankat tuaja kanë fondet e njerëzve që filluan këtë luftë. Ndihmoni luftën kundër kësaj”.

SRF gjithashtu raportoi se presidenti ukrainas kritikoi konglomeratin shumëkombësh zviceran të ushqimit Nestle, i cili ndryshe nga shumë kompani të tjera ndërkombëtare, vendosi të mos tërhiqet nga Rusia, tani për tani.

Të ngjashme