Sport
Zelensky jep dritën jeshile, Ukraina nikoqire e Kupës së Botës në vitin 2030?
Demokracia
16:49 | 04 Tetor 2022

Share:

Ukraina mund të jetë nikoqire e Kupës së Botës për vitin 2030, ka zbuluar “The Times”, trasnmeton Demokracia.com.

Spanja dhe Portugalia duan ta organizojnë botërorin e vitit 2030.

Por, këto dy shtete duan ta përfshijnë Ukrainën në këtë organizim.

Përfaqësuesit e federatave të futbollit spanjoll dhe portugez do ta prezantojnë këtë partneritet në ambientet e UEFA-s.

Krejt kjo vjen me idenë që të “rikthehet shpresa dhe paqja në botë”.

Ukraina thuhet se ka shprehur gatishmëri në këtë iniciativë, me konfirmimin zyrtar që pritet të vie të mërkurën.

Kandidatura është miratuar nga presidenti Volodymyr Zelensky si dhe nga qeveritë spanjoll dhe portugeze./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Prill 2025