Lajme
Zelensky: “Jam gati për negociata” me Putinin, por nëse ato dështojnë, nis “Lufta e Tretë Botërore”
Demokracia
14:51 | 20 Mars 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  tha të dielën se është gati që të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të Tretë Botërore”.

“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte,” tha Zelensky në një intervistë për CNN të dielën në mëngjes, transmeton Demokracia.com.

“Nëse ka vetëm 1 për qind mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans…Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave, në çdo rast, ne po humbasim njerëz çdo ditë, njerëz të pafajshëm në terren.”

Zelensky tha më tej se forcat ruse kanë synim që të shfarosin Ukrainën. “Forcat ruse kanë ardhur për të na shfarosur, për të na vrarë. Dhe ne mund të tregojmë se dinjiteti i popullit tonë dhe i ushtrisë sonë që ne jemi në gjendje t’i japim një goditje të fuqishme, ne jemi në gjendje ta kthejmë kundër. Por, për fat të keq, dinjiteti ynë nuk do të ruajë jetë. Pra, unë mendoj se ne duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështojnë, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”./Demokraica.com/

Të ngjashme