Lajme
Zelensky: Ia kemi thyer shtyllën kurrizore të ushtrisë ruse
Demokracia
21:06 | 21 Maj 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se ushtria e tij ka shkaktuar dëme serioze në forcat e armatosura ruse pavarësisht rënies së qytetit port të Mariupolit.

Ukraina “thyen shtyllën kurrizore” të ushtrisë ruse, tha Zelensky në një intervistë televizive. “Ajo (Rusia) nuk do të jetë në gjendje të ngrihet në këmbë për vitet e ardhshme”, transmeton Demokracia.com.

Deklarata e tij erdhi pasi u dorëzuan 2400 luftëtarët e fundit ukrainas nga Mariupol.

Kievi do t’i kthejë të gjitha, tha ai, duke shtuar se Ukraina do të kthehet në vijën e frontit përpara 24 shkurtit, kur Rusia kreu agresion. “Do të thotë se ata nuk na nënshtruan dhe se ne mbrojtëm vendin tonë”, tha Zelensky, por theksoi se do të ishte shumë e vështirë dhe se diplomacia do të pasojë. /Demokracia.com/

Të ngjashme