Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në një konferencë për media i ka bërë thirrje NATO-s që t’i dërgojë avionë luftarakë.
“Nëse nuk keni fuqinë për të mbyllur qiejt [të zbatoni një zonë të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë], atëherë më jepni aeroplanë,” tha ai, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.
“Nëse nuk jemi më atëherë, Zoti na ruajt, Letonia, Lituania, Estonia do të jenë të radhës.”
Këto vende janë pjesë e aleancës mbrojtëse të NATO-s, që do të thotë se nëse Rusia do të pushtonte një të tillë, do të ishte në luftë me të gjithë anëtarët./Demokracia.com/