Lajme
Zelensky i kërkon Katarit të rrit eksportin e energjisë
Demokracia
14:48 | 26 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në një video paraqitje të shtunën në Forumin e Dohas të Katarit, u ka bërë thirrje kombit të pasur me energji dhe të tjerëve që të rrisin prodhimin e tyre për të zëvendësuar furnizimet ruse të energjisë.

Volodymyr Zelensky u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe fuqive botërore që t’i vijnë në ndihmë, siç ka bërë në një sërë fjalimesh të tjera në mbarë botën që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Ai e krahasoi shkatërrimin nga Rusia të qytetit port të Mariupolit me shkatërrimin sirian dhe rus të qytetit të Alepos në Siri.

“Ata po shkatërrojnë portet tona”, tha Zelensky. “Mungesa e eksporteve nga Ukraina do t’u japë një goditje vendeve në mbarë botën”, shtoi ai.

Humbja e grurit ukrainas tashmë ka shqetësuar vendet e Lindjes së Mesme si Egjipti, i cili mbështetet në ato eksporte.

Zelenskyy u bëri thirrje vendeve të rrisin eksportet e tyre të energjisë – diçka veçanërisht e rëndësishme pasi Katari është një lider botëror në eksportin e gazit natyror.

Të ngjashme