Lajme
Zelensky i kërkon Irlandës të ushtrojë presion ndaj BE-së për sanksione më të rrepta ndaj Rusisë
Demokracia
13:26 | 06 Prill 2022

Share:

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Irlandës që të ushtrojë presion mbi Bashkimin Evropian për të vendosur sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

Në një fjalim virtual në parlamentin irlandez të mërkurën, Zelensky tha se ai nuk mund të “tolerojë asnjë pavendosmëri” pas “gjithçka që kanë bërë trupat ruse” në Ukrainë.

“Ne do të duhet të bindim edhe disa nga kompanitë evropiane që të braktisin tregun rus. Ne ende duhet të bindim politikanët e huaj se duhet të ndërpresim çdo lidhje të bankave ruse me sistemin financiar global. Ne ende duhet të bindim Evropën se nafta ruse nuk mund të ushqejë makinën ushtarake ruse me burime të reja financimi, “tha ai.

Presidenti ukrainas i kërkoi Irlandës të tregojë më shumë lidership dhe të bindë partnerët e BE-së që të vendosin sanksione edhe më të rrepta kundër Rusisë që do të siguronin vërtet që makina ruse e luftës do të ndalet.

 

Të ngjashme