Lajme
Zelensky i ka shpëtuar tre atentateve nga grupi famëkeq ‘Wagner’
Demokracia
13:15 | 04 Mars 2022

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskij, thuhet se u ka shpëtuar të paktën tre tentativave për vrasje në ditët e fundit që prej nisjes së luftës.

Gazeta britanike “The Times”, shkruan se mercenarët e grupit famëkeq “Wagner” të mbështetur nga Moska dhe forcat speciale çeçene, u akuzuan për “eliminimin” e presidentit të Ukrainës.

Rusët dhe ish-sovjetikët e republikave të Azisë Qendrore punojnë punojnë dhe veprojnë bashkërisht për “Wagner”-at.

Bëhet fjalë për një kompani sigurie që operon në Ukrainë, Siri dhe Sahel. Çelësi i sukseseve të dyshes Wagner-Putin është se ata nuk rëndojnë në arkën publike të Moskës. “Wagner” synon të paguhet nga vendet që “ndihmon”, ndërsa Moska vetëm jep një dritë jeshile. Një përjashtim është Ukraina. Atje Moska paguan nga xhepi i saj.

Megjithatë, gazeta pretendon se zyrtarët ukrainas janë informuar për planet nga disa anëtarë të Shërbimit të Sigurisë Ruse, të cilët janë kundër luftës.

“The Times”, shkruan gjithashtu se grupi “Wagner” ka pësuar humbje në disa përpjekje për të vrarë Zelenskijn, shkruan Gazeta Si.

Është “shqetësuese” se sa mirë është i informuar ekipi i sigurisë i Zelenskijt, tha një burim. Një sulm dyshohet se u pengua të shtunën në hyrje të Kievit, ku dyshohet se u “eliminuan” vrasësit çeçenë.

Të ngjashme