Lajme
Zelensky i heqë vizat për të huajt, vullnetarët nga shtetet tjera mund të shkojnë ta mbrojnë Ukrainën
Demokracia
00:05 | 01 Mars 2022

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka pezulluar përkohësisht kërkesat për vizë hyrëse për të gjithë të huajt që janë gati të bashkohen me Legjionin e Mbrojtjes Ndërkombëtare të Ukrainës dhe të luftojnë në anën e Ukrainës kundër pushtimit rus, raporton AP, transmeton Demokracia.com.

Dekreti i Volodymyr Zelensky do të hyjë në fuqi të martën dhe do të mbetet në fuqi deri në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Thirrja për vullnetarë të huaj vjen pasi forcat ruse nisën sulmet me raketa në të cilat dhjetëra civilë u vranë në Kharkov dhe pasi rusët rinisën sulmet në kryeqytetin Kiev. /Demokracia.com/

Të ngjashme