Lajme
Zelensky i dërgon Putinit një mesazh përmes presidentit indonezian
Demokracia
08:29 | 01 Korrik 2022

Share:

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo takoi sot homologun e tij rus Vladimir Putin në Moskë.

Ai tha se gjatë takimit i përcolli Putinit një mesazh nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, me të cilin u takua një ditë më parë në Kiev.

“Unë i përcolla mesazhin e Presidentit Zelensky, Presidentit Putin”, tha Widodo pas bisedimeve në Moskë, raporton BBC.

Ai nuk zbuloi se për çfarë kishte të bënte mesazhi, por theksoi se ka shprehur “gatishmërinë” e tij për të ndihmuar në fillimin e komunikimit midis dy liderëve.

Të ngjashme
Lajme • 20 Prill 2025